Labinot Tahiri i gatshëm t’i ndihmojë Arianit të vogël
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është shprehur i gatshëm të marrë përsipër për t’i ndihmuar Arianit i cili është duke vuajtur nga leukemia akute.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se ka dhuruar 1000 euro për t’i dal në ndihmë Arianit të vogël, shkruan Gazeta Insajderi.
“Unë jam i gatshëm ta marrë këtë rast e të ia mbledhi parat, se sa për Blerim Syla e shumë të tjerë në instuticione ky femijë si me qenë i yni vdes! Pra ne si qytetarë e diasporë duhet ta marrim së bashku! Ia kam dhuruar 1000 € por dua ta di a jemi se bashku që t’ia shpëtojmë jeten me Zotin përpara!”, ka shkruar Tahiri.
Arian Krasniqi, 6 vjeçar nga Komuna e Junikut, me vendbanim në Fushë Kosovë, ka nevojë për ndihmë.
Kjo për shkak që i njëjti disa ditë më parë është diagnostifikuar me leukemi akute limfoblastike, përcjell Insajderi.
Familja Krasniqi, ka kërkuar ndihmë për shërimin e djalit të tyre, pasi që nuk kanë mundësi që të gjitha shpenzimet t’i mbulojnë vet.
Familja e tij, ka publikuar edhe xhirollogarinë bankare në rrjetin social Facebook, e po ashtu edhe dokumentet të cilat tregojnë për sëmundjen e tij./Insajderi.org
Xhirollogaria ku mund ta ndihmoni Arianin është:
NLB Banka XK05 1701018501051065