Lajme

Labi në varrimin e Valentina Ibrahimit, për të cilën mblodhi para për ta shëruar

Është varrosur 24 vjeçarja Valentina Ibrahimi e cila vdiq para dy ditësh nga leukemia.

Në varrimin e saj në mesin e një grupi të vogël njerëzish mori pjesë edhe këngëtari Labi, i cili mblodhi para për shërimin e saj.

Postimi i Labit:

Sot iu dha lamtumira e fundit dhe me dhimbje të madhe vajzës nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi!

Dua të ju falenderoj të gjithëve për kontributin që keni dhënë për Valentinën, por, edhe për rastet tjera!

Ju lumtë për gadishmërinë të gjithëve!

Ndêrsa familjes dhe miqëve tê familjes ngushëllimet më të sinqerta nga ne!

Të vazhdojmë me zgjidhje të rasteve që janë harruar nga ky shtet, pa e humbur kurrë vullnetin sepse fundja edhe ne një ditë do të jemi afêr TINÊS në botên tjetër!

Me nderime , Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisē!