Lajme

Labi i reagon kardiologut të QKUK’së që ia ofroi pagën që të mos bëhet ministër dhe e quajti injorant

Këngëtari Labinot Tahiri i ka reaguar kardiologut të QKUK’së, Daut Gorani, pasi ky i fundit i ofroi pagën e tij vetëm që Labi të mos bëhet ministër i Shëndetësisë dhe e quajti injorant, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labi i ka thënë Goranit se s’ka kërkur postin e tij dhe të futet në sallë për të bërë operacione, derisa e ka quajtur veten “kardiolog të kësaj toke”.

“Ju si profesionist jeni Kardiolog, dhe unë nuk kërkova që postin tuaj t’ua marr juve dhe të futem në sallë për operacione se unë nuk di të bëj operacine…! Ju hapni varrë , ndêrsa unë i’a mbylli varrën e qytetarëve. Ndoshta nuk më njohni, jam kogja KARDIOLOG i kësja toke e din 70% e qytetarêve.

Më vje keq të hargjojë energji, vetëm edhe aty ku jeni ju, po të isha unë ministër apo dikush që e ka energjinë time , nuk do ta lejoja që rastet me stenda të presin nga 6 muaj, 12, apo me vite…!

Mos u frigo se nuk të behem un ty ministêr, nëse ndodh të bëhem, i bêhem popullit tonë të cilin e keni futur në KOMA pa fije shprese qe sa vite..!”, ka shkruar Labi.

Tutje, Labi i ka thënë Goranit se nëse ai do të bëhej ministër s’do të kishte ryshfet e korrupsion.

“Pa dyshim se Albini do ta akceptojë kêrkesen tënde për të mos u bërë unë ministêr, a nëse bëhem e dini mirë që……. nuk ka ryshfet e korrupcion aty ku prek dora ime”, ka shkruar Labi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?