Lajme

Labi i bindur që Coronavirusi është rrenë

Këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është shprehur i bindur Coronavirusi nuk ekziston, shkruan Reporteri.net.

Ai para gazetarëve në një protestë ku përfaqësues të estradës dhe hotyelierisë kërkuan që të lejohet mbajtja e dasmave ka thënë se ua ka zgjatur dorën 10 mijë personave dhe nuk është infektuar.

“Vallahi burrë s’po di qysh me thënë, unë s’mora asnjë sëmundje. D.m.th  se 10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unëe di një që herdokur ka me dalë  një njeri me ndikim  ndërkombëtar në mbarë botën që ka me thënë që ky virus është rren.  A jena  qitu 20 veta bashkë? A po më kallxoni mas një jave a po smuhet najkush , nëse smuheni ju unë jap përgjegjësi, shkoj në burg për juve”, tha Labi.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar pronarët e restoranteve e këngëtarët për moslejimin e organizimit të dasmave.

Të njëjtët në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria që të lejohet mbajtja e dasmave pasi që kanë paralajmëruar humbje të mëdha në këta sektorë.

Mirëpo, deri më tani institucionet nuk kanë marrë ende vendim për lejimin e këtyre organizimeve, si masë mbrojtëse për mospërhapjen e pandemisë. /Reporteri.net/


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19