Lajme

Ky veprim i infermieres së QKUK’së ka prekur të gjithë

Infermierët e Kosovës pothuajse që 6 muaj janë në vijën e parë të frontit në luftë me COVID-19.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, shihet Infermierja Shqipe Kadriu duhet e shtrydhur bluzën e saj nga djersët dhe puna.

Fotografinë e ka shpërndarë Aktorja Aurita Agushi.

E postimi i saj është shpërndarë në rrjetin social edhe nga deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi.

“Infermierja Shqipe Kadriu , duke e shtrydhur djersën . Tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë , pa pushim , larg familjes duke ju qëndru afër pacienteve me Covid 19 . E sa e sa mjekë e infermiere shtrydhin djersën sepse nuk i kanë as 5 minuta kohë me e ndrru uniformën , me e pi një kafe si duhet , me e ngrënë një vakt të ngrohtë e për qejfi”, ka shkruar Idrizi.

Kujtojmë se sot para qeverisë së Kosovës kanë protestuar infermierët. Ata kanë kërkuar që t’u paguhet ndrrimi i natës 36 euro, nga 18 sa është tash sepse janë vija e parë dhe e fundit në përballje me virusin.


SHIKO VIDEON