Lajme

Ky vend shënon shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus

Franca ka shënuar rekord të rasteve të reja me COVID-19 që nga koha kur ishte në izolim, në muajin prill.

Franca ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit ka regjistruar 5 mijë e 429 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të të infektuarve në Francë ka arritur në 253 mijë e 587.

Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet 30 mijë e 549 persona kanë humbur betejën me virusin.