Lajme

Ky shtet sapo e njohu Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës.



Përmes një postimi në Twitter, Thaçi këtë e ka quajtur lajm të mrekullueshëm.

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamjaka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, shkroi Thaçi në Twitter.

Bazur në të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, Kosovën e kanë njohur mbi 110 shtete që nga shpallja e Pavarësisë më 17 Shkurt të vitit 2008.



Ndryshe, Serbia ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës në diplomaci, ku ka lobuar për tërheqje të njohjeve. Nga shteti serb nuk kanë munguar as deklarimet se disa shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, por në disa raste këto deklarime janë demantuar nga zyrtarët e MPJ-së në Kosovë. /GazetaBlic/

Lini një Përgjigje