Lajme

Ky shtet do të zhdukë fjalën “nënë” nga një pjesë e dokumenteve zyrtare

“Nënë”, një fjalë e ëmbël për këdo, por që në Skoci nga sot e tutje do të lexohet më pak, të paktën në dokumentet zyrtare.

Qeveria skoceze e kryesuar nga Nicola Sturgeon ka vendosur fshirjen e fjalës “e ëma”, “nënë” etj. nga dokumentet zyrtare veçanërisht ato për lejen e lindjes.

Vendimi kontrovers vjen nga një plan më i përgjithshëm për të hequr fjalët e cilësuara si seksiste nga gjuha zyrtare.

Stonewall është prej dekadash një nga organizatat më aktive pro komunitetit LGBT dhe diskriminimi gjinor

Fjala mama do të zëvendësohet në rastin konkret me fjali si përshembull “partner (edhe i të njëjtit seks) i gruas shtatzënë”.

Prej muajsh qeveria skoceze, por edhe institucionet e tjera britanike e të nivelit të lartë, po konsultohen me shoqatën pro LGBT Stonewell mbi pastrimin e gjuhës nga elementët diskriminues. Stonewell shpall çdo vit një raport ku vëmendja shkon te Indeksi i Barazisë në Vendin e Punës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?