Lajme

Ky qytet tani është vatër e koronavirusit në Kosovë, 87 raste vetëm sot

Prishtina prin bindshëm me raste të reja të konfirmuara me Koronavirus.

Sipas, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus, 87 prej të cilave në Prishtinë.

Kryeqyteti pasohet nga Komuna e Ferizajit, Prizrenit dhe Fushë Kosovës.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?