Lajme

Ky person po kërkohet nga policia, nëse e shihni diku thirrni në numrin 192

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Edon Bytyqit nga Prizreni, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPK -së.

Kushdo që ka informacion për të le ta njoftojë Policinë e Kosovës.