Ky njeri pritet ta zëvendësojë Angela Merkelin për kryetar të CDU’së
Ministri federal i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn nga CDU-ja, është një nga tre emrat më të përfolur si zëvendësues i Angela Merkelit në krye të partisë.
Merkel sot gjatë ditë deklaroi se nuk do të kandidojë as për mandatin e pestë si kancelare.
Si ministër, Spahn në korrik të këtij viti kishte bërë të ditur se Gjermania dëshiron të rekrutojë specialistë specifikisht nga Evropa Juglindore për të luftuar mungesën e burimeve njerëzore në infermieri.
Për “Bild am Sonntag” ai kishte thënë se potenciali më i madh i profesionistëve të rinj në këtë fushë është në Kosovë dhe Shqipëri.
“Atje, edukimi për infermieri është shpesh më i mirë se që e mendojmë”, kishte thënë ai. Megjithatë, sipas tij, ekziston problemi i vizave, transmeton Koha.net. “Kjo më shqetëson. Këta profesionistë të trajnuar shpesh duhet të presin deri në 10 muaj për një vizë për në Gjermani. Na duhet ta përshpejtojmë këtë proces”.
Fjalët e para të Merkelit pas dorëheqjes! Pista