Lajme

Ky është veprimi i Vjosa Osmanit pasi iu vërsul në Kuvend deputeti Xhavit Ukaj

Lajmi i fundit është se Vjosa Osmani e ka denoncuar në Polici rastin e vërsuljes së deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj, në drejtim të saj.

Insajderi kupton se Osmani menjëherë ka kontaktuar Policinë, duke i kërkuar hapjen e rastit si dhe arrestimin e menjëhershëm të bashkë-partiakut të saj, Xhavit Ukaj.

Kujtojmë se reagimi i deputetëve të tjerë që ishin afër foltores, parandaloi një eskalim më të rëndë të situatës dhe Vjosa Osmani reagoi duke e ndërprerë menjëherë seancën./Insajderi.com


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?