Lajme

Ky është Q7-shi që futi në telashe tri familje, si ndodhi ngjarja

Një veturë e modelit Q7 ka futur në sherr tri familje në Istog. Pronari i veturës, Bekim Gashi as nuk do të kishte menduar që vetura e blerë me djersë do ta fuste në sherr pa fajin e tij.

Gashi ia kishte shitur veturën personit të quajtur Hazir Haziraj nga fshati Uçë, por që i njëjti kurrë nuk i kishte paguar paratë e veturës.

Vetë Haziraj e kishte konfirmuar për Indeksonline se paratë nuk ka arritur kurrë të ia bëj. Vetura që ende është pronë e Bekim Gashit, më pas është stërshitur tek një pronar tjetër.

Haziri nga Uça ishte marrë vesh me Sh.Brahimaj nga fshati Banjë e Istogut. Por marrëveshja pa letra po del të jetë mollë sherri mes tri familjeve.

Kjo pasi që pronari i vërtetë i veturës, Bekim Gashi po kërkon nga Prokuroria dhe Policia që t’i kthehet vetura atij pasi që është pronar legjitim i Q7-shit. Vetura e njëjt është parë e parkuar vikendin që lamë pas në Vitomiricë të Pejës.

Një patrullë e policisë e kishte ndaluar atë, por që më pas ajo nuk u pa më, ani pse ka një vit e më shumë që regjistrimi i saj ka skaduar.

Vetura ka futur në telashe tri familje ngase Gashi kërkon kthimin e veturës për të cilën ka dokumentet e pronësisë, familja Haziraj pretendon se është e tyre ani pse nuk ka asnjë letër pronësie, ndërsa familja Brahimaj pretendon se është vetura e tyre ngase e ka vlerë pa asnjë letër nga Haziraj.

Për rastin janë të njoftuar edhe organet e sigurisë në vend, por që ende s’është ndërmarrë asnjë veprim për sekuestrimin e saj, apo kthimin tek pronari legjitim.