Lajme

Ky është personi i vrarë sot në tregun në Mitrovicë, mësohet edhe dorasi

Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në tregun e Mitrovicës, ku një person ka vdekur pas plagëve të rënda e disa tjerë kanë mbetur të plagosur.

Veriu.info mëson nga burimet se person që ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda është V. Fazliu nga Dolaku i Vushtrrisë, kurse i plagosur ka mbetur edhe djali i axhës së tij.

Personi i vrarë është i moshës rreth 25 vjeçare.

Kurse dorasi mësohet të jetë nga Vinarci i Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Avni Zahiti.