Lajme

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë fundjavës në Kosovë, moti do të jetë më i ftohët dhe kohëpaskohe edhe me shi. Ditëve të para të javës së në vijim më shumë diell, temperaturat në rritje, transmeton Gazeta Metro.

Turbullira me masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku, sonte gjatë natës dhe nesër do të depërtojë edhe mbi vendin tonë. Si rrjedhojë do të mbajë mot më i ftohtë, me rënie të ndjeshme të temperaturave, e kohëpaskohe priten edhe reshje shiu, që gjatë orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me bubullimë, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e hënë, fusha më stabile të presionit të lartë do të shtrihen mbi rajon, të cilat kushtëzojnë mot më të qëndrueshëm, me më shumë diell dhe rritje graduale të temperaturave përreth vlerave mesatare.

Nesër moti do të jetë më i ftohtët, kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje të dobëta shiu, e pasdite me mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë. Në mbrëmje dhe gjatë natës aty këtu mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 14C deri 16C, në 11C, ditën e hënë, ndërsa maksimalet do të zbresin në 20C deri 23C, e në fillim të javës së ardhshme do të rriten në 28C deri 30C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë rritjeje në fillim të javës në vijim.

Më poshtë keni parashikimin për pesë ditët e ardhshme. /gazetametro.net


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?