E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se deri të shtunën në vendin tonë do të mbajë mot i ngjashëm.



Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit.

IHMK ka bërë të ditur se, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Lajmi.net/





LEXO EDHE:
Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje vetëm pse kërkon një parti