Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Vala e nxehtësisë do të vazhdoj të mbretërojë edhe javën e fundit të muajit korrik, megjithë luhatjet e temperaturave maksimale, por që në përgjithësi mbetet mbi vlera prej 30C.

Do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e ditën e mërkurë dhe të enjte priten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

25.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

26.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

27.07 – Mbetet nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

28.07 – Nxehtë dhe zagushi, me diell e vransira. Pasdite rrebeshe shiu me bubullima.

29.07 – Kryesisht me diell e nxehtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 18C e 22C, e ato maksimale ndërmjet 32C e 36C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike në rënie, deri të martën edhe nën vlera normale, më pas me tendencë të rritjes.