Ky është orari i ri i qarkullimit të Trafikut Urban pas datës 26 nëntor
Sipas njoftimit, ky ndryshim do të bëhet për shkak të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, për shkak të festave të fundvitit. Ky ndryshim në qarkullim të autobusëve do të ndodh nga data 26 nëntor ditë e shtunë deri më 08 janar, 2023.
Linja Nr. 1
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Fushë-Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.
Linja Nr. 1A
Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.
Linja Nr. 3
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr. 4
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr. 7C
Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria./teve1.info./