Lajme

Ky është orari i qarkullimit për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

Qeveria vendosi sonte një orar të veçantë të qarkullimit për të moshuarit.

Po ashtu i njëjti vendim vlen edhe për personat me sëmundje kronike.

“Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kronike (diabet, hipertension arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët me sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientet onkologjik etj.) mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00-10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00-21:00)”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Po ashtu, qeveria ka vendosur që edhe shtetasit e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë, duhet të kenë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë. /Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?