Lajme

Ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

Momentalisht në Kosovë janë 1122 raste aktive me koronavirus.

Nga 8 shkurti deri më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.133 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 2.268 raste, ndërsa janë regjistruar 38 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 1.108 pacientë të prekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1.122.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të martën janë testuar gjithsej 416 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 75 raste.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?