Lajme

Ky është numri i protestuesve kundër idesë së korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve janë mbledhur te Biblioteka Kombëtare për të protestuar idenë e korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Jashtëzakonisht i madh numri i protestuesve që janë mbledhur tek Biblioteka Kombëtare për të protestuar kundër pazareve me Serbinë”, shkruan në llogarinë e Vetëvendosjes në Facebook.

Përkundër faktit që protesta është organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, asaj i janë bashkangjitur edhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, si dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?