Lajme

Ky është moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme mëngjesi do të filloj me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime.



Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius.

Nuk parashihet të ketë qarkullim aktiv të masave ajrore dhe për pasojë vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.