Lajme

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që i refuzoi 30 mijë dollarë nga Japonia, vetëm për ta ruajtur imazhin e Kosovës

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ejup Maqedonci, tash pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë një trajnimi që e ka bërë në vitin 2010 në Japoni, përjetoi një lëndim të rëndë në këmbë. Përkundër këtij lëndimi, ai nuk e la në gjysmë trajnimin dhe madje i refuzoi 30 mijë dollarë dëmshpërblim që ia ofroi shteti i Japonisë.

Në lidhje me këtë ngjarje, Maqedonci ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” në një rrëfim të veçantë teksa theksoi se këtë gjë e ka bërë (vetëm) për ta ruajtur imazhin e Kosovës.

LEXO EDHE:  Kosova në hall nga 2 eurot false, dyqanet “dorëzohen”, i pranojnë për pagesë

“…I thashë se unë nuk e ndërpres trajnimin, do të vazhdojë me një këmbë. Përveç që nuk e kompensoj dijen me para, gjithashtu (ju thashë) se jam oficeri i parë që e përfaqësojë Kosovën dhe nuk dua të kthehem si një oficer që e ka marrë një dëmshpërblim dhe nuk e ka përfunduar shkollimin…Në kulturën japoneze vetëmohimi është një vlerë që ata e respektojnë…”, deklaroi Maqedonci.

Gjithashtu, ai tregoi edhe detaje tjera nga momenti kur shteti japonez ia ofroi 30 mijë dollarë, për shkak të lëndimit në këmbë që e kishte pësuar.

“…Ishte një rregull se nëse lëndohesh gjatë operimit (për shkak të trajnimit me vështirësi), atëherë shteti Japonez të kompensonte me një shumë të caktuar të parave. Ata më ofruan 30 mijë dollarë që ta ndërpres trajnimin dhe të kthehem në Kosovë… I refuzova!” – u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Lipjan, publikohen pamjet

Vlen të potencohet se Maqedonci, përpos kontributit të tij që e ka dhënë gjatë kohës së luftës si ushtar e madje edhe Komandant i Batalionit të parë i Brigadës 153 në Zonën Operative të Llapit, ai dha kontribut edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke qenë Shef i Departamentit për operacione dhe Trajnime në FSK.

Krahas karrierës ushtarake e medaljeve të shumta, Maqedonci ka përfunduar edhe dy kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ejup Maqedoncit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

LEXO EDHE:  Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re mitrovicasja Shpresa Sejdiu