Ky është identiteti i personit që plagosi dy gra në Fushë Kosovë
Dy gra kanë mbetur të plagosura në një zonë banimi në Fushë Kosovë këtë të shtunë. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i dyshuari është Sabit Islami (1954) 69 vjeçar është larguar në një drejtim ende të panjohur.
Ndërsa, burime thonë se dy femrat e lënduara janë: Fatime Gashi (1959) 64 vjeçare. edhe Merita Avdiun (1979) 44 vjeçare. Dëshimtarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se dyshohet se gratë u sulmuan me armë teksa ishin brenda veturës.
Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline rastin në fjalë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.