Lajme

Ky është i arrestuari në Belgjikë i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Puka, nisin procedurat e ekstradimit për në Kosovë

Bujar Demaj, i dyshuari për vrasjen e vëllezërve, Bekim e Vllaznim Puka, si dhe plagosjen e Nazim Pukës, është arrestuar nga autoritetet belge, raporton Gazeta Sinjali.

Fletarresti ndërkombëtar ndaj tij ishte lëshuar më 30 prill të vitit 2014.

Lajmin për arrestimin e tij për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se filluar proceduar për ekstradimin e tij në Kosovë.

“Ju konfirmojmë se me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë, është arrestuar një person i dyshuar në shtetin e Belgjikës. Gjithashtu, jemi në procedurë të ekstradimit të tij në Republikën e Kosovës. Për ketë rast në ketë fazë nuk mund të japim me shumë informata”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Pejës.

Një familjar i vëllezërve Puka ka thënë për Sinjalin se i dyshuari është arrestuar rreth një muaj më parë. Sipas tij, kjo është hera e tretë që Demaj përfundon në prangat e autoriteteve belge, por autoritetet shqiptare asnjëherë nuk kanë realizuar ekstradimin e tij.

Ai thotë se familjarët e tjerë të të vrarëve ndihen të rrezikuar nga Demaj.

Gazeta Sinjali ka pyetur Prokurorinë e Pejës se cila është arsyeja që Demaj nuk është ekstraduar deri tani, ndonëse është hera e tretë që arrestohet, por nuk ka pranuar përgjigje.

Përgjigje në pyetjet e Sinjalit se pse nuk nisi ose pse dështoi ekstradimi i të dyshuarit për “vrasje të rëndë” nga Belgjika për në Kosovë, nuk ka dhënë as Ministria e Drejtësisë


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje