Lajme

Ky është hoteli ku u akomodua Arkani në Pejë dhe kreu krime lufte

Hoteli Atlantida në Vitomoricë, është kujtimi më i keq për banorët e Pejës. Ky objekt ende qëndron në këmbë.

Ishin vitet e nëntëdhjeta kur ky Hotel Antlatida kishte kogja emër në zonën e Dukagjinit.

I ndërtuar në fshatin Vitomericë të Pejes, para lufte ky objekt shërbente si kafene.

Por ky vend sipas pejanëve ishte kthyer dhe si bazë u planifikuan e u kryen krime nga ushtria dhe policia serbe.

Madje në këtë hotel kishte qëndruar edhe Zhelko Razhnatoviç, i njohur si Arkani i njohur për krimet në ish Jugosllavi.

Njëzet e një vite pas mbarimit të luftës në Kosovë i njëjti, tash është në këtë gjendje.

Edhe pse i shkatërruar, ky objekt – pronë e një qytetari bosnjak ruan ende gjërat që kanë qenë aty para 201vitesh.

Nga ajo cka mbetur, këtu shihet se në atë kohë vetëm elita ushtarake rrinin në këtë hotel brenda së cilit kishte pasur kazino, pishina e gjithçka tjetër.

Por kujtimet nga ky vend janë të hidhura.

Smajl Elzaj ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrëfen historinë e trishtë të Antalidës.

Elezaj tregon që brenda këtij objekti janë dhunuar edhe gra të cilat janë marrë nga kolona e civilëve për në Mal të Zi.

Megjithatë duket që ka pasur interesim nga ana e kosovarëve për të blerë këtë pronë.

Ky objekt çdo ditë i kujton gjëra të hidhura edhe Bashkim Brahimit. Ai tregon që hoteli ka qenë shumë pak metra larg shtëpisë së tij.

Ai thotë që ky objekt nuk duhet të jetë në fshatin Vitomericë të Pejës.

Televizioni ka kërkuar qëndrim për këtë çështje edhe nga Prokuroria Speciale e Komuna e Pejës por nuk ka marrë përgjigje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?