Lajme

Ky është dokumenti ku Rusia i referohet Kosovës si republikë

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka publikuar një dokument si replikë ndaj Ambasadës së Rusisë, ku kjo e fundit tha se Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

E sipas dokumentit të publikuar nga Haradinaj Stublla, Rusia i është referuar Kosovës si republikë. Ajo gjithashtu tha se ky dokument e vërteton që tashmë Rusia e ka njohur Kosovën dhe fuqinë e saj ligjore

“Nëse Rusia s’e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse më 27 nëntor është dërguar një notë verbale në adresë të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, e jo në adresën e UNMIK-ut?. Vë bast se kjo konfimron se Rusia e njeh Kosovën dhe fuqinë e saj ligjore”, shkruan Haradinaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?