Lajme

Ky është bilanci i fundit i Covid-19 në vendin tonë

Dje në Kosovë janë konfirmuar 47 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 15 mijë e 472 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 65 mijë e 979 mostra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi për edhe 113 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 572.

Dje në vendin tonë janë regjistruar edhe tri raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 622 numrin e viktimave.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 4 mijë e 813 raste, 75 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës.