Lajme

Ky është babai i Albin Kurtit që pak kush e njeh

Vetëvendosja e Albin Kurtit, ka dal fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe për këtë, lideri i kësaj partie ka treguar se ka marrë shumë urime gjatë këtyre ditëve.

Por përveç Albin Kurtit, simpatizantët e partisë së tij e kanë uruar shumë përmes rrjeteve sociale edhe babain e tij Zaim Kurtin, duke na njohur me të,shkruan “Zëri.Info”.

Kurti vazhdimisht e ka mbajtur larg syrit të publikut familjen e tij të ngushtë dhe rrallëherë flet për këtë temë, ndërsa as në biografinë e tij zyrtare në faqen e Lëvizjës Vetëvendosje, nuk tregon asgjë për prindërit apo familjen e tij.

Pavarësisht kësaj, Kurti si rrallëherë në fushatë është shoqëruar këtë herë nga bashkëshortja dhe vajza e tij./Zëri.Info/