Lajme

Ky është 52-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kamenicë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vetaksident me fatalitet që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00, në fshatin Shipashnicë e Epërme, në Kamenicë.

Sinjali mëson se viktima është Milaim Rexhepi, 52-vjeçari i cili punonte si mësimdhënës.

Sipas Policisë, i ndjeri kishte humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte, duke u përplasur në murin e një shtëpie.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.