Lajme

Ky është 25-vjeçari që ndërroi jetë në palestër pak minuta para fillimit të stërvitjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit paraditen e sotme ku një i ri i cili si zakonisht ishte paraqitur në palestër befas ka humbur ndjenjat dhe me gjithë ndihmën e dhënë ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes së tij ka qenë një hemorragji cerebrale ose atak kardiak.

Burime jo zyrtare bënë me dije se i riu që humbi jetën pak pasi kishte mbërritur në palestër për t’u stërvitur është identifikuar si Stavri Bardhi, 25 vjeç. Priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkakun që solli vdekjen e tij.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?