Lajme

Ky aplikacion iu mundëson që me anë të një fotografie të gjeni të dhënat e gjithkujt në botë!

Një aplikacion i quajtur Clearview Al mundëson që persona të huaj të gjejnë emrin dhe të dhenat tuaja, me ndihmën e një fotografie.

Aktualisht aplikacioni është duke u përdorur nga qindar agjenci të zbatimit të ligjit në SHBA, përfshirë FBI, thotë një raport në New York Times, transmeton Indeksonline.

Sipas Times, aplikacioni punon duke krahasuar fotografinë tuaj me fotografi tjera, dhe tregon nëse ajo është marrë nga Facebook,  Venmo, YouTube apo faqet e tjera.

Pastaj shfaqen edhe informacionet tjera që keni hedhur në internet.

Aplikacioni Clearview nuk është aktualisht i disponueshëm për publikun, por Times thotë se oficerët e policisë dhe investitorët e Clearview mendojnë që së shpejti edhe publiku do të ketë qasje në të.

Zyrtarët e ligjit thonë se ata kanë përdorur aplikacionin për të zgjidhur krimet nga blerja e dyqaneve deri tek shfrytëzimi seksual i fëmijëve.


SHIKO VIDEON