Lajme

Kuvendi problematik, konfrontohen verbalisht deputetët e LDK-së me VV-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, është konfrontuar verbalisht me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati. Për ta qetësuar gjendjen ka ndërhyrë nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LDK’së, Kujtim Gashi, shkruan Gazeta Metro.

Është duke vazhduar raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvend për 100 ditëshin e Qeverisë së tij.

Për ta qetësuar situatën ka ndërhyrë Kujtim Gashi nga LDK, nga ku shihet edhe në fotografi se Beqiri e Gashi kanë qenë të ngritur në këmbë.

LDK dhe LVV duket se nuk po mund ta durojnë fare njëra-tjetrën, pasi që edhe sot më herët kishte një përplasje në mes deputetit Fitim Uka dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.

Ndërkaq kjo pasdite e debatit vazhdojë me “zënkën” Beqiri – Murati.