Lajme

Kush janë 11 vajzat shqiptare të zhdukura në Greqi, shkon në 141 totali emigrantëve të humbur

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka publikuar emrat e vajzave shqiptare të zhdukura në Greqi. Mes të humburave, ndodhet edhe 19-vjeçarja Artemisa Vasili, e cila i shkëputi kontaktet e fundit me familjen në 16 tetor të 2020.

Zinxhiria shkruan se ankthi i familjarëve rritet nga dita në ditë, teksa mungon një informacion zyrtar mbi zhdukjen e saj.

Më tej shton se vitet ikin dhe lista e shqiptarëve që figurojnë të zhdukur mbetet si një shifër aritmetike dhe asgjë më shumë.

Sakaq, gazetari informon se mosha më e vogël e të zhdukurave është 15 vjeç dhe më e madhe 32 vjeç. Vetëm në 12 muaj, (tetor i 2019 – tetor të 2020) janë zhdukur tre vajza të moshave 18-20 vjeç.

Në total numri i shqiptarëve të zhdukur në Greqi ka shkuar në 141 dhe ende nuk ka një reagim nga shteti mbi këtë kambanë alarmi.

Statusi i plotë:

Artemisa mes 11 vajzave shqiptare të zhdukura në Greqi

Mos patë gjë shtetin shqiptar…?

Trilleri vazhdon me zhdukjen misterioze të 19-vjeçares Artemis Vasilit, në zonën Koropi të Athinës, gjurmët e të cilës mungojnë që prej 16 tetorit të 2020. Ndërsa ditët kalojnë dhe nuk ka asnjë lajm për të, ankthi i njerëzve të saj arrin kulmin.

Por çdo ditë familjes i jepen shpresa të reja por të pa konfirmuara zyrtarisht. Ankthi për familjen e vajzës shqiptare mbetet.

Për momentin 19-vjeçarja Artemisi figuron në mes të 141 të të zhdukur në Greqi, si dhe ndodhet ne mes 11 vajzave të zhdukura, që deri më sot nuk kanë lënë asnjë gjurmë.

Vitet ikin dhe lista e shqiptarëve që figurojnë të zhdukur mbetet si një shifër aritmetike dhe asgjë më shumë. E them këtë se shikojmë që kemi diplomatë në Greqi që as vetë nuk e dinë se çfarë punë duhet të bëjnë.

Ka diplomatë që paguhet vetëm e vetëm për telekonferencat apo telenovelat që benë një herë në muaj me shoqatat këtu në Greqi, por ende nuk kemi diplomat apo ndonjë punonjës që të merret me këto probleme të kësaj natyre.

Sa për shtet vari lesh, ai ka vdekur me kohë.

Mosha më e vogël e të zhdukurve është 15 vjeç dhe më e madhe 32 vjeç. Theksohet se vetëm në 12 muaj, (tetor i 2019 – tetor të 2020) janë zhdukur tre vajza të moshave 18-20 vjeç.

Të zhdukur në vite (lista)

Artemis Vasili 19 vjeç

Ana Fotaq Pondikati 18 vjeç / Gjirokastër

Anila Ritvan Bregu 17 vjeç / Berati

Anita Zenun Sadikaj 25 vjeç / Tropojë

Dhurata Neki Dervishi 15 vjeç / Berati

Eda Emin Koldashi 33 vjeç / Elbasani

Esperanca Mustafa 18 vjeç

Mbarime Shefqet Rrapaj 32 vjeç, Selenicë / Vlorë

Kristina Dodaj 15 vjeç

Zhaneta .Z. 20 vjeç

Juliana Osmani 20 vjeç

Fjalët sot nuk kanë më fuqi o shteti im, pasi në Greqi janë zhdukur 141 shqiptar, nuk është spektakël por është dhimbje kombëtare.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?