Lajme

Kush është shqiptari që sakrifikoi jetën e vet për të shpëtuar 14-vjeçaren që po mbytej

Disa orë para se të nisej në fluturimin e saj të 28 prillit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktoresha e respektuar e cila është specialiste e virologjisë dhe imunologjisë në Shkollën Publike të Shëndetit në Hong Kong, e kishte planifikuar arratisjen e saj, duke paketuar çantën dhe duke u fshehur nga kamerat dhe sensorët e kampusit.

Ajo kishte marrë pasaportën dhe kuletën e saj, por i duhej t’i linte mbrapa më të dashurit që kishte. Po të kapej, e dinte që do të shkonte në burg – ose edhe më keq se kaq, të “zhdukej.”

Në një intervistë ekskluzive, Yan i kishte thënë Fox News që beson se qeveria kineze ka pasur njohuri për novelën koronavirus shumë më herët sesa që e ka proklamuar. Ajo ka thënë se mbikëqyrësit e saj, të njohur si ekspertët më të mirë të kësaj fushe, kishin injoruar kërkimet që po i bënte në fillimin e pandemisë e që beson se po të merrej parasyshë do të shpëtoheshin jetët e shumë njerëzve.

Ajo shtoi se e kishin për detyrë t’i tregonin botës, duke marrë parasyshë statusin e tyre si një laborator i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të specializuar për viruset dhe pandemitë, në veçanti në ditët e para të vitit 2020, kur virusi nisi të përhapej.

Yan, e cila tashmë është në arrati, po pretendon se qeveria në shtetin ku ajo ka lindur, po përpiqet ta prish reputacionin e saj dhe akuzon ndërmjetësit e qeverisë për montimin e një sulmi kibernetik ndaj saj me shpresën se ajo nuk do të flas.

Yan beson se jeta e saj është në rrezik. Ajo ka frikë se nuk do të mund të kthehet më kurrë në shtëpinë e saj dhe se do të jetojë me të vërtetën e hidhur që nuk do t’i shoh më kurrë shokët dhe familjen.

Por ajo prap thotë se ky rrezikim që ka bërë, ia ka vlejtur.

“Arsyeja përse kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nxjerrja e së vërtetës për COVID,” i ka thënë ajo Fox News-it nga një lokacion i panjohur.

Ajo shtoi se po të përpiqej ta tregonte storjen e saj në Kinë, do ta “zhduknin ose do ta vrisnin.”

Foto e Dr. Li-Meng Yan në ditën e martesës së saj. (Yan)

Tregimi i Yan gërsheton pretendimet e kahmotshme për mbulimin e së vërtetës nga nivelet më të larta të qeverisë dhe vë në pah detyrimet me zor të presidentit Xi Jinping dhe të Partisë Komuniste të tij për ta pasur nën kontroll narrativën për koronavirusin se: çfarë ka ditur Kina, kur e ka ditur dhe çfarë informata të pjesshme i shpalosi para pjesës tjetër të botës.

Yan e cila thotë se ka qenë një nga shkencëtaret e para që e ka studiuar novelën koronavirus, ishte pyetur gjoja nga mbikëqyrësi i saj, Dr. Leo Poon, në vitin 2019-të për të shikuar grupin e rasteve të çuditshme, të ngjashme me virusin SARS që po dilnin nga territori i Kinës, në fund të dhjetorit të vitit 2019-të.

“Qeveria e Kinës nuk pranoi t’i lejonte ekspertët që nuk ishin vendas, përfshirë edhe ata të Hong Kong-ut, që të bënin hulumtime në Kinë,” tha ajo. “Kështuqë iu drejtova shokëve të mi për të marrë më shumë informacione.”

Yan kishte një rrjet të gjerë kontaktesh me profesionistë të institicioneve të ndryshme mjekësore në territorin e Kinës, pasi ishte rritur dhe i kishte mbaruar studimet atje. Ajo thotë se kjo ishte pikërisht arsyeja pse iu kërkua të bënte këtë lloj studimi, veçanërisht në kohën kur, siç thotë ajo, e dinin se nuk do t’i merrnin informacionet e plota nga qeveria.

Një shoqe, shkencëtare në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, ka pasur njohuri të dorës së parë për rastin dhe me 31 dhjetor 2019 i kishte treguar Yan-es për transmetimin nga njeriu-te njeriu, shumë më herët sesa Kina dhe OBSH e kishin pranuar që një gjë e tillë ishte e mundur.

Ajo i kishte raportuar këto gjetje tek shefi i saj, tha Yan.

“Ai vetëm e tundi kokën,” tregoi ajo, dhe i tha ta vazhdonte punën.

Disa ditë më vonë, më 9 janar 2020, OBSH dha një deklaratë: “Bazuar në autoritetet kineze, virusi në fjalë mund të shkaktojë sëmundje të rëndë te disa pacientë dhe nuk transmetohet me lehtësi mes njerëzve… Ka pak informacione për të përcaktuar rrezikun e përgjithshëm.”

Dr. Li-Meng Yan në Hong Kong (Yan)

Yan tha se ajo dhe kolegët e saj në Kinë diskutonin për virusin karakteristik, por shumë shpejt ajo vuri re një ndryshim të madh.

Mjekët dhe studiuesit që kishin diskutuar hapur për virusin, papritur u shushitën. Ata nga qyteti i Wuhanit – i cili më pas do të bëhej kryeqendra e shpërthimit – heshtën dhe të tjerët u paralajmëruan të mos pyesnin për detajet.

Doktorët thoshin, “Nuk mund të flasim për të (virusin), por na duhet të mbajmë maska,” tregoi Yan.

Më pas numri i transmetimeve nga njeriu te njeriu nisi të rritej shumë e më shumë, me shpejtësi, sipas burimeve të saj, dhe Yan nisi të gërmonte për të gjetur përgjigjen.

“Ka plot, përplotë pacient që nuk e merrin tretmanin me kohë dhe diagnozën me kohë,” tha Yan. “Mjekët e spitaleve janë të frikësuar por nuk guxojnë të tregojnë. Edhe stafi i CDC është i frikësuar.”

Ajo tregoi se përsëri i ka raportuar gjetjet e saj tek mbikëqyrësi më 16 janar 2020 por kjo kishte qenë koha kur ai gjoja i kishte thënë “të rrinte e heshtur dhe të kishte kujdes.”

“Ashtu siç më kishin paralajmëruar më parë, ‘mos e shkel vijën e kuqe’,” thotë Yan duke iu referuar qeverisë. “Do të futemi në telashe dhe do të na zhdukin.”

Ajo gjithashtu pretendon se bashkëdrejtori i laboratorit të lidhur me OBSH-në, profesori Malik Peiris, e ka ditur këtë gjë por nuk ka bërë asgjë në lidhje me të.

Peiris nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar këtë deklaratë. Ueb faqja e OBSH-së e liston Peirisin si një “këshilltar” në Komitetin e Urgjencave Ndërkombëtare të Rregullave të Shëndetit të OBSH-së për Pneumoninë për shkak të novelës koronavirus 2019-nCoV.

Yan ishte irrituar, por nuk ishte befasuar me këtë gjë.

“E dija që një gjë e tillë do të ndodhte sepse e di se çfarë korrupsioni ka në mes këtyre organizatave si OBSH-ja me qeverinë kineze dhe me Partinë Komuniste të Kinës,” tha ajo. “Pra në thelb… unë e pranoj por nuk dua që ky informacion i rremë të përhapet nëpër botë.”

OBSH dhe Kina me ngulm e mohojnë se kanë mbuluar të vërtetën për koronavirusin. OBSH madje ka mohuar që Yan, Poon apo Peiris kanë punuar drejtpërdrejtë me organizatën.

“Profesori, Malik Peiris është ekspert i sëmundjeve infektive i cili ka qenë në misione dhe grupe ekspertës në OBSH – si edhe shumë njerëz të tjerë që shquhen në fushat e tyre,” ka thënë me anë të një e-mail’i, zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Ann Harris. “Kjo nuk e bën atë anëtar të stafit në OBSH, e as nuk e përfaqëson OBSH-në.”

Yan thotë se pavarësisht çfarëdo sulmi ndaj saj, ajo është e inkurajuar nga një ndjesi sa e drejtë po aq edhe e gabuar, dhe shton se asaj i është dashur të flas pavarësisht pasojave si në anën personale poashtu edhe në atë profesionale.

“E di se si i trajtojnë ata informatorët,” ka thënë ajo.

Si e shumë të tjerëve para saj, pasi Yan vendosi të flas kundër Kinës, ajo zbuloi se jeta e saj ishte dukshëm në rrezik, po aq sa edhe e atyre që po i qëndronin afër.

Ishte një frikë që po transmetohej direkt te ajo dhe ishte diçka që shihej, e konfirmon blogeri nga Hong Kongu me qëndrim në SHBA, Lu Deh.

Pasi ajo ndau me të disa prej teorive dhe dyshimeve të saj, ai i tha asaj se duhej të zhvendosej, ndoshta në Shtetet e Bashkuara, atje ku nuk do t’i duhej që vazhdimisht të shikojë nga mbrapa. Vetëm atëherë do të ishte e sigurt dhe do të kishte një platformë ku mund të fliste.

Yan mori vendim që të largohej, por gjërat u ndërlikuan kur burri i saj me të cilin ishte martuar qe 6-vjet, i cili gjithashtu punonte në laborator me të, zbuloi telefonatën e bërë mes gruas së tij dhe blogerit.

Yan i tha Fox News-it se e kishte lutur burrin e saj të ikte me të, dhe thotë se bashkëshorti i saj, një shkencëtar ky me reputacion, i cili kishte përkrahur hulumtimin e saj, papritmas kishte pësuar një ndryshim në zemër.

“Ai ishte tejet i shqetësuar,” tha ajo. “Më fajësonte, u mundua të ma ndërronte mendjen… Më tha se do të na vrisnin të gjithëve.”

E shokuar dhe e thyer, Yan mori vendimin të ikte pa të.

Ajo e bleu biletën për të udhëtuar në SHBA, më 27 prill 2020. Do të fluturonte të nesërmen.

Kur zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, pas 13-orësh udhëtim, u ndalua nga zyrtarët e doganës.

Frika e kishte kapluar dhe Yan nuk e dinte nëse do të përfundoi në burg apo do ta kthenin përsëri në Kinë.

“M’u desh t’ua tregoja të vërtetën,” tha ajo. “Po e bëjë gjënë e duhur. Kështu që iu thash mos më lini të kthehem përsëri në Kinë. Jam ajo që kam ardhur ta them këtu të vërtetën për CoViD-19… Dhe ju lutem më mbroni. Nëse nuk e bëni, qeveria kineze do të më vras.”

FBI dyshohet se është thirrur për ta hetuar. Yan pretendon se se ata e kanë intervistuar atë për disa orë, ia kanë marrë telefonin dhe një dëshmi e cila arrinë të konfirmojë ndërveprimin e saj.

Yan pretendon se qeveria e ka shkatërruar qytetin e saj të lindjes në Qingdao dhe se agjentët e tyre e kanë shkatërruar apartamentin e saj të vogël sidhe i kanë marrë në pyetje prindërit e saj. Kur i kontaktojë nënën dhe babin e saj, ata iu lutën asaj që të kthehej në shtëpi, i thanë se nuk e dinin për çfarë po fliste dhe iu lutën që të dorëzohej.

Universiteti i Hong Kong-ut ka rrëzuar faqet dhe ka ndaluar çasjen në portalet dhe e-mail’at e saj, pavarësisht faktit se ajo thotë se ka qenë në pushim vjetor me leje të aprovuar. Në një deklaratë për Fox News, zëdhënësi i shkollës ka thënë se Yan aktualisht nuk është e punësuar aty.

“Dr. Li-Meng Yan nuk është më anëtare e stafit të Universitetit,” shkruhet tutje në deklaratë. “Me gjithë respektin për punonjësit e tanishëm dhe ata të mëparshëm ne nuk ndajmë infomacionet personale të saj. E vlerësojmë mirëkuptimin tuaj.”

Ambasada e Kinës në SHBA i ka thënë FOX News-it se nuk janë në dijeni se kush është Yan dhe se Kina e ka trajtuar heroikisht pandeminë.

“Asnjëherë nuk kemi dëgjuar për këtë person,” thuhet tutje në deklaratën e dërguar me e-mail. “Qeveria kineze i është përgjigjur me shpejtësi dhe me efektivitet COVID-19 qysh nga shpërthimi i saj. Të gjitha përpjekjet janë të dokumentuara qartë në letrën e bardhë “Luftimi i COVID-19: Kina në Aksion”, me transparencë të plotë. Faktet flasin.”

OBSH gjithashtu ka vazhduar të mohojë çdo keqmenaxhim gjatë ditëve të para të fillimit të virusit. Krahu mjekësor i Kombeve të Bashkuara i është futur punës kohëve të fundit nga shkencëtarët të cilët po e sfidojnë pikëpamjen e saj zyrtare se si përhapet virusi. OBSH ka ndryshuar gjithashtu afatin kohor të koronavirusit në faqen e saj të internetit, tani duke thënë se mori informacione rreth virusit nga shkencëtarët e OBSH-së dhe jo nga autoritetet e Pekinit – siç kishte pretenduar për më shumë se gjashtë muaj.

Fox News gjithashtu i është drejtuar për koment Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për shqetësimet dhe akuzat nga shkencëtarja Yan.

Yan thotë se ajo do të vazhdojë të flasë – por e di se është cak i sulmeve prapa shpine.

SHTESË:

Këtë të dielë, Yan është vënë përsëri në ballinën e mediave, kur ka folur për prejardhjen e virusit.

Ajo po pretendon se e ka ‘vlerësuar qartë’ që virusi nuk ka ardhur nga një laborator në Wuhan, por nga një laborator ushtarak.

Yan tha për Taiwan News se: “Në atë kohë, unë kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze”.

“Wuhanin e kanë përdorur thjeshtë si karrem, si perde për t’i mbuluar të bëmat.”/Objektiv/