Lajme

Kush është personi i rradhës që u kontaktua nga Gjykata Speciale

Sekretari i Organizatës së Veteranve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka njoftuar se sot është kontaktuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Klinaku ka thënë se nuk ka pranuar të flasë në ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe, derisa është shprehur se ajo çfarë ka kuptuar është që i kanë kërkuar të nënshkruajë diçka.

“Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat.”, ka shkruar Klinaku.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Klinakun për të marrë më shumë informacione rreth bisedës që ka pasur, por ai tha se pavarësisht thirrjeve, nuk e njeh këtë gjykatë.