Lajme

Kush është Musli Gucati, kandidati më i ri I PDK’së për deputet?

Në zgjehjet e 14 shkurtit, për deputet në Kuvendin e Kosovës do të garojë edhe një personalitet i veçantë në skenen politike kosovare. Bëhet fjalë, për Musli Gucatin, kandidatin më të ri të PDK’së, i cili do të garojë me numrin 82 në listën e kësaj partie politike, raporton Korrespodenti.

Musli Gucati është një nder kandidatet me të rinjë për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës.

Rrjedh nga një familje atdhetare, ku sot babai i tij Hysni Gucati gjendet në Hagë duke mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka lindur në fshatin Marinë në Skënderaj, ka përfunduar studimet në Univeristetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti Histori, niveli i studimeve Master, ka qenë bursist.

Si një djale i ri me një përgatitje të lartë shkollore Musliu do të di t’i shërbej me së miri Kosovës.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë një zë i fuqishëm i të rinjëve dhe i kërkesave të të gjithë qytetarëve, si dhe mbrojtjes i vlerave të luftës së UÇK-së. /Korrespodenti