Lajme

Kush është grupi kriminal “Rojet e Urës”, që dyshohet se udhëhiqej nga Oliver Ivanoviq

Në këtë aktakuzë për rastin e atentatit kundër Oliver Ivanoviq faqet janë të mbushura me fjali nga deklaratat e dëshmitarëve, një pjesë e mirë e të cilëve anonim.

Dëshmi të tjera që janë futur këtu janë edhe persona që kanë familjarë të vrarë shumë vite më herët e që thonë që besojnë që vrasja e Ivanoviqit ka ardhur nga Radojqiq dhe grupi i tij. Pastaj në dëshmi të tjera përmenden edhe dëshmitarë të tjerë që flasin në stilin: ‘kam dëgjuar se’, ‘është folur se’ dhe fraza të tjera.

Si fakte madje janë futur edhe biseda të personave publik në Veri që janë publikuar në media e që flasin se kanë dëgjuar që kush mund të ishte prapa vrasjes së Ivanoviqit.

Aty është edhe dëshmia e politikanes kosovare, Rada Trajkoviq që nuk shquhet për ndonjë raport të mirë me Ivanoviqin, por që deklarata e saj merret për baze për të drejtuar gishtin kah Millan Radojqiq. Janë intervistuar dhe familjarë e bashkëpunëtor të Ivanoviqit.

Në shkresat e kësaj lëndë tregohet se hetuesit kishin rënë në kontakt madje edhe me të përfolurin si personi që qëndron prapa vrasjes së Ivanoviqit, Millan Radojqiqin. Takimi u zhvillua më 22 shkurt 2018 në njërestorant në pronësi të Radojqiqit. Ai kishte mohuar në atë takim se ka diçka të bëjë me vrasjen e Ivanoviqit.

Radojqiq madje u kishte thënë hetuesve se duhet të shikohet edhe mundësia që Ivanoviq të jetë vrarë për shkak se si lider i grupit kriminel “Rojet e Urës”, ai ka qenë i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, por për Prokurorinë fakti që ai e kishte përcaktuar vendin e takimet duke mos ardhur në stacionin policor, është i mjaftueshëm për ta dëshmuar fuqinë e tij.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?