Kush e ka vendosur flamurin e UÇK-së në oborrin e Qeverisë?
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, është deklaruar pas disa raportimeve se është larguar flamuri i UÇK-së nga shtizat që ndodhen para hyrjes së Qeverisë.
“Asnjëherë dhe nga asnjë qeveri nuk është vendosur flamuri i UÇK-së në ndërtesën e saj, por janë vendosur flamuj të tjerë qofshin ata edhe pa ndonjë shije”, është shprehur Klinaku përmes Facebook.
“Pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të Kurtit, atë flamur e kanë vendosur qytetarët, prandaj mos manipuloni me publikun sepse nuk po iu ka hije”.