Lajme

Kush do ta zëvendësoj Besim Beqajn?

Vetëm pak kohë pasi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë publik vendimin për lirimin nga detyra e të gjithë zyrtarëve të saj, që kanë aktakuza, në opinion po përflitet edhe për emrin që do të mund ta zëvendësoj të shkarkuarin Besim Beqaj.

Sipas burimeve të Gazetës Blic brenda PDK-së, emri më i mundshëm për ta zëvendësuar Beqajn në krye të ministrisë së Inovacionit dhe të Ndërmarrësisë, është Shaqir Totaj, i cili në zgjedhjet e kaluara lokale, ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit.

“Emri më i mundshëm për ta zëvendësuar Beqajn e shkarkuar, është Shaqir Totaj. Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar, mirëpo është emri më i pranueshëm. Megjithatë, nuk përjashtohet që si propozime, ditëve në vijim të ketë edhe emra tjerë”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Shaqir Totaj

Gazeta Blic ka provuar që ta kontaktoj Totajn, por ky i fundit nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

As Besim Beqaj nuk ka folur për shkarkimin që sot i ka bërë Kadri Veseli.

LEXO EDHE:

Kadri Veseli largon nga partia të gjithë zyrtarët me aktakuza


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje