Lajme

Kusari në Kuvend: Ditën kur u varrosën dy minatorë, u ndezën fishekzjarrë

Deputetja e Alternativës, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dje u hodhën fishekzjarre në kryeqytet, në ditën kur u varrosën dy minatorë kosovarë.

Dy ditë më parë, dy xehetarë kanë humbur jetën nga shembja e një pjese të minierës së Artanës.

Deputetja Kusari i ka thënë Qeverisë së re, që u krijua dje, se u hodhën fishekzjarre në ditën e njëjtë kur këta dy minatorë u varrosën.

“Ditën kur u varrosën dy minatorë, ju ndezët gjithë ato fishekzjarre”, ka thënë Kusari.

Ajo për ndezjen e fishekzjarrëve ka shkruar edhe të mërkurën mbrëma, duke i lidhur ato me Qeverinë e re, të cilën deputetja e quajti “Qeveri e Hashim Thacit, e udhëhequr nga Avdullah Hoti”. /Express/

LEXO EDHE:  Babai raporton se vajza e tij e mitur nuk është kthyer në shtëpi që nga dje, njofton policinë