Lajme

Kusari Lila akuzoi Hotin për mos respektim të protokollit për izolim, nuk vonon vjen reagimi i Kryeministrit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti mbrëmë bëri të ditur se rezultoi pozitiv me COVID-19.

Mëngjesin e sotëm, Hoti sqaroi më në detaje se si bashkëpunëtorët e tij i rekomanduan të testohet pasi pati një kollë të lehtë gjatë të dielës.

Ai tha se testimin e bëri të dielën pasdite dhe se në momentin që është testuar edhe u izolua deri në momentin e pritjes së rezultatit, transmeton Indeksonline.

Këtë reagim Hoti e bëri pasi deputetja Mimoza-Kusari Lila deklaroi se Hoti nuk po respekton protokollin e rekomanduar per izolim dhe se sipas saj kjo është një arsye më tepër për shkarkimin e tij.

Kurse Hoti tha se kushdo që deklaron se ai po vepron ndryshe, nuk e thotë të vërtetën.

Postimi i plotë:

Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16.
Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket.
Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten.