Lajme

Kurz: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ne ishim gjithmonë pro liberalizimit të vizave

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka theksuar edhe mbështetjen që ky vend ka dhënë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, duke thënë se Austria ishte gjithmonë në favor të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Kurz tha se meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ne gjithmonë ishim në favor të dhënies së liberalizimit të vizave, dhe për këtë qeveria austriake ka edhe më tej një përkushtim të qartë në programin e saj.

“Meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ne gjithmonë ishim në favor të dhënies së liberalizimit të vizave. Për këtë qeveria austriake ka edhe më tej një përkushtim të qartë në programin e saj. Ndërkohë, në nivel evropian po zhvillohen biseda edhe më tutje lidhur me këtë çështje”, është shprehur Kurz në një intervistë për Telegrafin.

Kancelari Kurz, tutje ka theksuar se roli i shtuar i SHBA’ve, si plotësim i angazhimeve shumëvjeçare të BE-së, sigurisht që është pozitiv.

Ai angazhimin e SHBA-ve në këtë proces e sheh si një kontribut pozitiv për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë.

“Gjithmonë kam qenë i mendimit se kushdo që mund të ndihmoj të ndërtoj urën është i mirëpritur. Rroli i shtuar i SHBA-ve si plotësim i angazhimeve shumëvjeçare të BE-së sigurisht që është pozitiv. Shpresojmë që në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë të mund të arrihen marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ky po ashtu është një parakusht për anëtarësimin e të dy vendeve në BE”, është shprehur Kurz.


SHIKO VIDEON