Lajme

Kurtishaj: Krijimi i mundësive të barabarta si për burra edhe për gra, do të ndihmonte në aspektet ekonomike

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Lumturie Kurtishaj ka thënë se edhe përkundër dëshimeve të forta që fuqizimi i barazisë gjinore ndikon në reduktimin e varfërisë, ajo ende mbetet një premtim i paplotësuar në Kosovë.

Sipas saj, krijimi i mundësive të barabarta si për burra edhe për gra, do të ndihmonte si në aspektet ekonomike, ashtu edhe në ato sociale dhe politike.

“Të sfiduarit e stereotipeve për rolet gjinore dhe krijimi i mundësive të barabarta si për burra ashtu edhe për gra, do të ndihmonte si në aspektet ekonomike, ashtu edhe ato sociale dhe politike, sepse është e pamundshme të arrihet ndonjë ndryshim domethënës nëse nuk shfrytëzot potenciali i të gjithëve, pa dallim. Për më shumë, kjo do të kontribuonte që përfaqësimi politik i grave dhe vajzave të shkojë edhe përtej kuotës gjinore”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Postimi i saj i plotë:

Përkundër dëshmive të forta që tregojnë se fuqizimi i barazisë gjinore ndikon dukshëm në reduktimin e varfërisë, nxit zhvillimin social-ekonomik dhe politik, ajo mbetet ende një premtim i paplotësuar në Kosovë.

Zbatimi i kornizave aktuale ligjore që parandalojnë diskriminimin gjinor si dhe avancimi i mëtejshëm i promovimit të grupeve të nën-përfaqësuara, të tilla si gratë; kërkon angazhim më të madh nga të gjithe ne, kërkon ndryshim të qendrimeve dhe perceptimeve tek shumë individ, brenda institucioneve dhe në shoqëri, si dhe kërkon që sfidat në këtë drejtim të adresohen në adresat e duhura, me kompetencë të lartë dhe këmbëngulsi, deri në jetësim.

Të sfiduarit e stereotipeve për rolet gjinore dhe krijimi i mundësive të barabarta si për burra ashtu edhe për gra, do të ndihmonte si në aspektet ekonomike, ashtu edhe ato sociale dhe politike, sepse është e pamundshme të arrihet ndonjë ndryshim domethënës nëse nuk shfrytëzot potenciali i të gjithëve, pa dallim. Për më shumë, kjo do të kontribuonte që përfaqësimi politik i grave dhe vajzave të shkojë edhe përtej kuotës gjinore.

Unë besoj që fëmijët tanë duhet t’i edukojmë në këtë frymë; në frymen e solidaritetit, barazisë dhe respektit të ndërsjellë, pa marrë parasyshë gjininë, racën apo bindjet.

Barazia gjinore është e drejtë njerëzore, dhë si e tillë; për të do të angazhohem pandalshëm, me mandatin tuaj, popull!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?