Lajme

Kurti uron Fitër Bajramin: Le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi, Kurti u shpreh se në këtë festë duhet kujtuar “kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit”.

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim. Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/