Lajme

Kurti u drejtohet qytetarëve me një video-mesazh

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje në “facebook”, ka thënë se qeveria e tij në 4 muaj qeverisje, ka dëshmuar, se mund të qeveriset mirë edhe pa marrëveshje me listën serbe.

Kurti thotë se qeveria e tij ka dëshmuar se mund të ndalet gjakderdhja financiare, duke thënë kështu se në zgjedhjet e 6 tetorit është dëshmuar se VV-ja është partia e parë dhe më e madhe.

“Sot janë bërë 4 muaj që jam në këtë qeveri, kurse nesër nuk dop të jem në këtë zyrë. 4 muaj qeverisje e mirë dhe 39 mbledhje të mira të qeverisë. Dua të ju falenderoj juve për mbështetjen. Që nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dëshmuar se jemi partia e parë më e madhe, kemi dëshmuar se është e munduir të qeverisës pa marrëveshje me listën serbe”.

“Kemi dëshmuar se mund të ndalet gjakderdhja financiare me asfaltin e shtrenjtë në toka buqësore, kemi dëshmua se mund të menaxhohet pandemia e Coronavirusit, pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pa panik dhe me sukses shembullor për rajonin e gjerë”.

“Kemi dëshmuar se mund ti vendosim reciporcitetin Serbisë dhe të ndihmone Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Kemi dëshmuar se edhe në pandemi, mbijetojmë e zhvillohemi me pakon fiskale emergjente dhe me pakon e rimëkëmbjes ekonomike”.

“Kemi dëshmuar se bordet e drejtorëve të korruptuar dhe kryeshefët mujsharë shkarkohen edhe kur janë familjarë të presidentit”.

Katër muaj qeverisje e mirë

Julkaissut Albin Kurti Keskiviikkona 3. kesäkuuta 2020