Lajme

Kurti: Sonte hapen gjashtë pika kufitare me Serbinë, deri më 1 prill vendimi për reciprocitet

Kryeministri Albin Kurti tha se me 10 vota për dhe dy abstenime është hequr tarifa 100 për qind në lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.



Ai tha se pas këtij vendimi sonte do të hapen gjashtë pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për import, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq ai tha se deri më 1 prill Qeveria do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të taksës 100 për qind.

Ja postimi i plotë:

U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.



Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.