Lajme

Kurti: S’ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve

Kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së nga Kuvendi i Kosovës.

Ai tha se “nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve”.

Shefi i qeverisë kosovare tha se mbështetja unanime, e pozitës dhe opozitës, tregon se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

“Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot. I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MÇ-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës. Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja”, ka shkruar Kurti në Facebook.