Lajme

“Kurti pritet ta mbyllë vendin nga e hëna prej orës 18:00”

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri i sapo emëruar, Albin Kurti, pritet të marrë vendim që vendi të mbyllet nga ora 18:00 deri në ora 05:00, krejt kjo si shkak i rritjes së rasteve me COVID-19. Sipas tij ky vendim i Qeverisë pritet të merret ditën e hënë.

Në Rtv Dukagjini, Kajtazi ka thënë se pas ardhjes në pushtet Kurti pritet të mbyllë sërish vendin, krejt kjo shkaku i rritjes së numri të të prekurve me COVID-19.

Sipas tij vendi do të mbyllet nga ora 18:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit dhe se vendimi pritet të vijë ditën e hënë.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.922 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 705 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 83.717 raste nga 393.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.786 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 522 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.123 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808. /gazetametro.net


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?