Lajme

Kurti prezanton aderimin e ri, 24 vjeçarja nga Vushtrria që ka nisur studimet e doktoraturës në Francë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar aderimin më të fundit në Lëvizjes Vetëvendosjes. Bëhet fjalë për 24 vjeçaren Kaltrina Maloku e cila është me prejardhje nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë dhe e cila tashmë ka filluar studimet e doktoraturës në Universite Grenoble Aples në Francë.

Kurti ka thënë se ajo si dhe të rinj të tjerë presin qe qeverisja jonë të jetë e mirë e të punojë për qytetarët e vendin, që edhe atyre t’ju krijohen mundësitë që të kthehen në Kosovë e kontributin e tyre ta japin këtu.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me prejardhje është nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë dhe tash i ka filluar studimet e doktoraturës në Université Grenoble Alpes në Francë. Kaltrina Maloku, 24 vjeçare, e ka temën në matematikë të aplikuar në hidrologji, me fokus zhvillimin e një modeli stokastik që simulon temperaturën dhe reshjet atmosferike. Ajo u anëtarësua dje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me ç’rast e mirëpritëm bashkë me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë dhe kandidatin tonë për deputet të Kuvendit, Besim Muzaqin.

Studimet e nivelit master në drejtimin e matematikës së aplikuar në shkencat klimatike dhe të mjedisit Kaltrina i ka përfunduar në Université Claude Bernard Lyon 1 të Francës.

Kaltrina, si shumë të rinj të tjerë, presin qe qeverisja jonë të jetë e mirë e të punojë për qytetarët e vendin, që edhe atyre t’ju krijohen mundësitë që të kthehen në Kosovë e kontributin e tyre ta japin këtu.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?